Aktualitet 7 Mars 2019, 10:41

“Absurditet”! Avokati i Saimir Tahirit me bindje të plotë: Prokuroria nuk ka asnjë “As” nën mëngë,

Shkruar nga Pamfleti
“Absurditet”! Avokati i Saimir Tahirit me bindje të plotë:

"Absurditet"! Avokati i Saimir Tahirit me binedje të plotë: Prokuroria nuk ka asnjë "As" nën mëngë, do kërkojmë pushimin e çështjes

Avokati i ish-ministrit Saimir Tahirit, Maks Haxhia, ka dkelaruar se Prokuroria nuk ka prova për klientin e tij dhe se ata do të kërkojnë pushimin e çështjes.

“Ne kemi marrë fashikujt e përgatitur nga prokuroria që do i çohen gjykatës për të vlerësuar nëse çështja do shkojë në gjyq apo do pushohet. Ne do i parashtrojmë gjykatës të gjitha rrethanat që ka materiali që nuk ka asnjë bazë. Është një absurditet pretendimi se Prokuroaria ka as nën mëngë. Të jeni të sigurtë se nuk ka sepse po të kishte prokuroria nuk do çonte për gjykim të gjitha fashikujt e gjykatës italiane që sipas konventës nuk lejohen.

Ne do kërkojmë pushimin e çështjes. Ne pretendojmë që të na jepet një fakt. Do bëjmë kallëzim për prokurorët. Gjykim të shkurtuar nuk kërkojmë, por është një temë që do e diskutojmë. Duam të na jepet një fakt, si mund të kërkojmë ne gjykim të shkurtuar. Nuk ëshët taktikë avokati po0r po ju siguroj Ne disponojmë edhe prova se me kë ka komunikuar prokuroria”, ka thënë Haxhia.

Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Një javë më parë, nga Gjykata e Krimeve të Rënda, vetë Saimir Tahiri tha se politika, krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.

Aktualitet Maks Haxhia Saimir Tahiri