Anti-Mafia20 Tetor 2019, 11:33

Abuzimi i Ramës me koncesionet e PPP, FMN e Banka Botërore thërrasin ministren e Financave në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Abuzimi i Ramës me koncesionet e PPP, FMN e Banka Botërore

Abuzimi i Ramës me koncesionet e PPP, FMN e Banka Botërore thërrasin ministren e Financave në SHBA

Duke parë se çmenduaria e kryeministrit në dhënien e koncesioneve pa konkurrencë dhe transparencë për oligarkët klientë të tij duke rrezikuar  falimentin e shtetit  nuk po ndalet,  dy organizmat financiarë ndërkombëtarë do t’i kërkojnë ministres Anila Denaj, ndalimin e këtij skenari rrënues dhe miratimin e një pakete ligjore që do stabilizonte financat shqiptare

Koncensionet e dhëna përmes PPP-ve të famshme, ku shteti shqiptar ka humbur miliona, janë bërë një problem shqetësues edhe për organizmat financiarë ndërkombëtarë.

Pavarësisht se FMN dhe Banka Botërore dhe në mbështetje të tyre edhe SHBA e Këshilli i Europës, jo vetëm e kanë këshilluar por dhe e kanë kërcënuar Edi Ramën që të heqë dorë prej tyre, kreu i qeverisë shqiptare s’ndalet në vendimin e tij për të dhënë gjithçka me koncesion përmes PPP-ve.

Ka dhënë rrugë, me vlera marramendëse deri në 500 milionë euro, ndërsa mund të shpenzohej vetëm gjysma e tyre nëse do të kishte një garë të rregullt me konkurrencë dhe transparencë, ka dhënë shërbimet në shëndetësi, shërbimet në distributorët e naftës e deri në bujqësi për kontrollin e ushqimeve.

Duke parë se kjo çmenduri e Ramës nuk ka të ndalur, me pasojë dhe zhytjen e vendit në një borxh të madh, përmes këtyre koncesioneve dhe mashtrimit të Brukselit me tabelat financiare, FMN e Banka Botërore kanë thirrur me urgjencë në Uashington Ministren e Financave Anila Denaj.

Këtë e ka pranuar dhe vetë ministrja Denaj, ku përmes një mesazhi në në rrjetin social njofton se në fokus të takimeve që do të zhvillojnë me drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombetar dhe Bankës Botërore, do të jenë reformat strukturore.

“Në Uashington DC, në takimet Vjetore 2019 të FMN dhe Bankës Botërore, ku kam kënaqësinë të jem pjesë e diskutimeve mbi politikat makroekonomike për Evropën e më gjerë.

Në fokus të bisedimeve tona në takimet që do zhvillojmë me drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombetar dhe Bankës Botërore, do të jenë reformat strukturore, pritshmëritë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe hapat vijues për një rritje të qëndrueshme me mbështetjen teknike të FMN/BB”, shkruan Denaj.

Por përtej anës zyrtare, mësohet se ministrja e Financave do të japë llogari në lidhje me borxhet e fshehura që janë bërë tashmë prezente në ekonominë shqiptare, në veçanti do të pyetet për masat parandaluese ndaj koncesioneve miliona euroshe që janë dhënë për oligarkët klientë të qeverisë.

FMN dhe Banka Botërore kërkojnë me insistim që të hartohet një paketë ligjore e detajuar ku të përcaktohet qartë dhënia fund e koncesioneve pa konkurrencë dhe pa transparencë, pasi përmes tyre shteti ka hyrë në në rrugë pa kthim të një borxhi që po e çon ekonominë shqiptare në faliment. Ndërkohë që kërkojnë dhe miratimin e ligjit për ndalimin e koncesioneve me PPP./Pamfleti

Anti-Mafia Abuzimi i Ramës me koncesionet e PPP FMN e Banka Botërore thërrasin ministren e Financave në SHBA