Kronike19 Tetor 2018, 19:02

Adoleshenti shqiptar u gjet i vdekur në Zvicër, policia zbardh shkakun

Shkruar nga Pamfleti
Adoleshenti shqiptar u gjet i vdekur në Zvicër, policia zbardh shkakun

Adoleshenti shqiptar u gjet i vdekur në Zvicër, policia zbardh shkakun

Policia zvicerane është shprehur publikisht lidhur me motivin e ndarjes nga jeta të një shqiptari muajin e shkuar.

Trupi i pajetë i 18-vjeçarit u gjet pranë një automjeti të parkuar në autostradën Baltenswil-Nord, në Bassersdorf, në kantoin e Zyrihut.

Fillimisht, u raportua se ai mund të kishte humbur jetën në një aksident.

Por sipas policisë, e cituar nga mediat zvicerane, adoleshenti shqiptar humbi jetën për shkak të një sëmundje.

Kronike Adoleshenti shqiptar u gjet i vdekur në Zvicër policia zbardh shkakun