Aktualitet16 Shtator 2019, 19:26

“Aeroporti i Vlorës jashtë çdo procedure ligjore”, PD akuza Ramës: E ka projektuar Casamonti, i dënuar në Ital

Shkruar nga Pamfleti
“Aeroporti i Vlorës jashtë çdo procedure ligjore”,

Qeveria shqiptare prezantoi këtë pasdite projektin e aeroportit të Vlorës, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Aty ku u bë edhe prezantimi i projektit të aeroportit tha se kjo më parë ishte një ëndërr, ndërsa premtoi para qytetarëve se kjo ëndërr nuk do të mbetet më e tillë.

Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike Ervin Minarolli, me anë të një deklarate për mediat tha se kryeministri e prezanton projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës si një arritje, por shtoi se kryeministri po tenton të vjedhë edhe këtë herë.

Minarolli theksoi se Rama do ia besojë ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës një arkitekti të tij të preferuar, që më herët ka bërë kullat në Tiranë e Durrës.

“Aeroporti i Vlorës është për Ramën një mundësi për të vjedhur. Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, Rama do të vjedhë në Vlorë. Projektimi i Aeroportit të Vlorës është jashtë çdo procedure ligjore. Nuk ka garë dhe askush nuk e di sa ka kushtuar dhe si do financohet. Arsyeja është lidhja e Ramës me projektuesin e Aeroportit. Arkitekti personal i Edi Ramës është një person i njohur për mashtrim financiar. Ai quhet Marko Kazamonti”, tha Minarolli.

Fjala e plotë e Ervin Minarollit:

Aeroporti i Vlorës është për Edi Ramën një mundësi e re për të vjedhur!

Pasi i dështoi plani për ta bërë këtë me disa firma turke, të cilat u tërhoqën nga ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Edi Rama nuk ka hequr dorë nga shkelja e ligjit dhe nga mungesa e transparencës, të cilat të çojnë në një konkluzion të vetëm, korrupsionin, vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Projektimi i Aeroportit të Vlorës bën pjesë në këto afera korruptive të Edi Ramës. Askush nuk e di sesi u përzgjodh firma projektuese. Për të nuk është hapur asnjë garë. Nuk ekziston në letrat e shtetit shqiptar asnjë procedurë e rregullt ligjpre. Askush nuk e di sa ka kushtuar projekti dhe si do të paguhet ai.

Arsyeja e vetme është lidhja personale e Edi Ramës me projektuesin e aeroportit të Vlorës. Ai quhet Marco Casamonti, i cili ka projektuar disa nga veprat që kanë betonizuar Tiranën dhe Durrësin, Velierën e Durrësit, kullën tek Gjykata e Lartë, kullën tek Rruga e Kavajës, si dhe stadiumin me kullën e Edi Ramës.

Arkitekti personal i Edi Ramës, që ka projektuar Aeroportin e Vlorës jashtë çdo procedure ligjore, është i dënuar në Itali në vitin 2017 për mashtrim financiar.

Me aeroportin e Vlorës dhe arkitektin e dënuar Casamonti, Edi Rama duket po ndjek një skemë të ngjshme më atë të projektit të Teatrit Kombëtar, për të cilin bëri një ligj special, i kundërshtuar nga Komisioni Europian si një ligj në shkelje të konkurencës së lirë.

Edhe ligji për aeroportin e Vlorës në kohën e negociatave me turqit u kundërshtua nga Komisioni Europian, i cili lajmëroi se do të hapte një hetim për këtë çështje për shkak se qeveria nuk zbtatoi ligjin e prokurimit publik.

Kjo aferë korruptive do të sjellë pasoja për çdo zyrtar, nga jurisit më I thjeshtë, tek kryeministri i vendit, si dhe për çdo kompani private që bëhet pjesë e pazarit të Edi Ramës për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet kjo aferë do t’i nënshtrohet ligjit të ri Antimafia!

Aktualitet