Kulture 4 Gusht 2018, 18:03

Aforizma për bashkëkohësit tanë

Shkruar nga Pamfleti
Aforizma për bashkëkohësit tanë

Aforizma për bashkëkohësit tanë

-Çdo betejë e humbur është një mësim i madh drejt fitores. Prandaj atëherë kur mendon se ke humbur ke kuptuar mënyrën sesi fitohet ose sesi të mos humbasësh me.

Shkruan Prof. Dr. Lisen Bashkurti

-Njeriun nuk e thyejnë armiqtë e shumtë, të cilët në thelb e forcojnë. Njeriun e thyejnë miqtë e pakët, të cilët në thelb e dobësojnë.

-Kujdesi dhe frika na bëjnë të jemi vigjilentë. Por ndërsa kujdesi tregon karakterin e fortë, frika tregon karakterin e dobët.

-Respekti dhe mirësjellja janë fuqi karakteri. Nënshtrimi dhe servilizmi janë dobësi karakteri. Njerëzit që i ngatërrojnë këto dy anë të kundërta të karakterit nuk i dallojnë miqtë nga armiqtë.

-Kalimi nga armiqësia tek miqësia realizohet nëpërmjet pranimit të të vërtetave. Të vërtetat krijojnë ndjenjën e respektit. Respekti është vlera që ngrihet midis armiqësisë dhe miqësisë.

-Krizat janë një dukuri universale dhe të përhershme. Fuqia njerëzore ka të bëje me aftësinë e parashikimit, parandalimit dhe zgjidhjes paqësore të tyre.

-Biseda, dialogu dhe negociatat dëshmojnë nivelin e qytetërimit të individëve, grupeve, komuniteteve dhe popujve. Dhuna dëshmon nivelin e primitivizmit.

-Diplomacia përpara se të jetë profesion është mision. Mision i paqes në kohë lufte dhe mision prosperitetit në kohë paqeje.

-Diplomati, juristi dhe politikani janë tre hallka të një procesi. Diplomati negocion. Juristi drafton tekstin. Politikani vendos.

-Çdo shoqëri krijon me kohë modelet e veta qe i prijne zhvillimit. Por me kohe edhe modelet me te arrira c’vleresohen. Modeli qe sot eshte i kohes, neser eshte jashte kohe. Kesaj dukurie nuk i shpetojne as lideret.

-Varferia ne thelb nuk eshte turp, pra nuk eshte imoralitet. Por, varferia nuk eshte as krenari, pra vlere per t’u mburrur. Si e tille varferia nuk perben as vlere morale.

-Pasuria ne thelb nuk eshte virtyt, pra vlere per t’u mburrur. Por, pasuria nuk eshte as ves, pra dicka per t’u turperuar. Si e tille pasuria nuk eshte as virtyt per t’u lartesuar dhe as ves per t’u nencmuar. Pasuria eshte nje mundesi qe varet se kush e zoteron dhe perse e perdore.

-Dijetar nuk quhet ai qe ka volum te madh dijesh ne koken e tij, por ai qe din te perdore dijet e veta ne kohen, vendin dhe menyren e duhur.

-Menyra me e vyer per te vleresuar veten dhe kohen eshte leximi, sepse nga leximi kurre nuk humbet.

-Thuhet se në botën tonë gjithçka është para. Por kapitali i vërtetë dhe i patundur është dituria që kemi në kokë.

-Çdo vlerë materiale e monetare vlerësohet e ç’vlerësohet, vetëm dituria në kokën e njeriut mbetet e qendrueshme.

-Njerezit qe flasin shume nuk kane kohe te mendojne. Njerezit qe mendojne shume nuk kane kohe te flasin. Prandaj te paret flasin kur duhet te heshtin, ndersa te dytet heshtin kur duhet te flasin.

-Popujt e vendet e vegjel kane nevoje per lidere te medhenj qe te kompensojne ate qe objektivisht u mungon.

-Arroganca eshte ne thelb shprehje e kompleksitetit te karakterit te njeriut qe me se shumti rrenon marredheniet njerezore. Arrogantet kercenohen nga veteizolimi. Me kohe arrogantet i mbyt vetmia. Arrogantet nuk i thyejne armiqte, por i shkaterron mungesa e miqve. Vetmia behet armiku fatal i arroganteve.

-Lideret qe nuk hyjne dot ne histori me vepra te medha, tentojne te hyjne ne gjeografi vepra te vogla.

-Popujt e vendet e vogla nuk i rrezikon aq prezenca dhe monitorimi nderkombetar, por izolimi dhe harresa prej tyre.

-Nje qeveri quhet e mbaruar kur e humbet moralitetin e qeverisjes.

-Nje lider qe nuk eshte atraktiv me idete e tij thelbesore deshiron te behet i tille me performancen e jashtme siperfaqesore.

Kulture