Kosova22 Gusht 2019, 08:52

Agim Bahriti i bashkohet Vetëvendosjes, AKR reagon ashpër: Është absurd, është nonsens!

Shkruar nga Pamfleti
Agim Bahriti i bashkohet Vetëvendosjes, AKR reagon ashpër:

Agim Bahriti i bashkohet Vetëvendosjes, AKR reagon ashpër: Është absurd, është nonsens

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli ka thënë sot se është “absurde” nëse kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje pa e njoftuar AKR-në.

Në një prononcim për Periskopi, Makolli u shpreh se nuk ka informatë zyrtare për kalimin e Bahtirit në Vetëvendosje, siç u raportua sot në media.

“Nuk kemi asnjë informtarë për aderimin e Agim Bahtirit. Kështu që zyrtarisht nuk kemi asnjë informatë, normal se njeriu duhet të lajmëroj në parti për çdo lëvizje të mundshme, nëse është e vërtetë atëherë është nonsense, absurd”, ka deklaruar Makolli.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahiri, të premten do të aderojë zyrtarisht në Vetëvendosje, ka thënë sot gazetari i RTV Dukagjinit, Arben Ahmeti.

Ahmeti, në emisionin Debat Plus të mërkurën, deklaroi se Bahtiri ia ka bërë të ditur atij se të premtën në një konferencë për media do ta zyrtarizojë kalimin në Vetëvendosje, partinë e udhëhequr nga Albin Kurti, me të cilin Bahtiri ka krijuar afrimitet së fundmi.

Pas zgjedhjeve parlamentare të muajit qershor më 2017, Bahtiri, ndonëse përfaqësonte Aleancën Kosova e Re, kishte deklaruar se “kandidati më i mirë për kryeministër është Albin Kurti”. Këtë deklaratë e kishte dhënë para arritjes së koalicionit mes AKR-së dhe PAN-it.

Para pak muajve, Bahtiri dhe Kurti kishin qenë pjesë e një debati me qytetarë në Mitrovicë.

Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e Mitrovicës, por kontakti me të përmes telefonit ka qenë i paarritshëm. /Insajderi.com

Prishtine Agim Bahriti i bashkohet Vetëvendosjes AKR reagon ashpër: Është absurd është nonsens