Anti-Mafia12 Prill 2019, 10:30

Agron Hetoja, ish kreu i KESH, miliona euro për kompaninë serbe dhe djalin të ish zyrtarit të Enver Hoxhës. Tani te ushqime

Shkruar nga Pamfleti

Agron Hetoja, ish kreu i KESH, miliona euro për kompaninë serbe dhe djalin të ish zyrtarit të Enver Hoxhës. Tani te ushqimet

Hetoja është një nga “dinosaurët” e korrupsionit në Shqipëri, i cili ka shkatërruar KESH dhe ka vjedhur miliona euro bashkë me klientët e tij dhe të kryeministrit. Akuza për skandale tenderash të paracaktuar, abuzime me çmimet e shitjes dhe blerjes së energjisë tek kompania serbe “EFT” dhe ajo shqiptare “GSA”, që bashkëdrejtohet nga djali i ish sekretarit të parë të PPSH në një nga rrethet e veriut, Serafin Orgocka. Shqetësimi është ngritur nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë, ku ka pasur dyshime dhe akuza të forta dhe të certifikuara në lidhje me tenderat disa milionë dollarësh të KESH, të cilat kanë qënë të trukura, duke favorizuar këto kompani. Vetëm me një operacion, kanë përfituar mbi 4 milionë euro. “Pamfleti” do zbardhë një nga një aferat e Hetosë në krye të KESH, por dhe tani si drejtor i AKU

Agron Hetoja nuk ndryshon post, vetëm institucionin që do të drejtojë, duke u qarkulluar nga kryeministri Edi Rama në drejtoritë e përgjithshme që kanë lekë por që janë kthyer në një makth për shqiptarët, për nga mënyra më e keqe e ofrimit të shërbimit dhe administrimit .

“Dinosauri” i korrupsionit në krye të KESH, pasi u shkarkua në janar të këtij viti nga drejtor i përgjithshëm në këtë institucion të rëndësishëm, të gjithë menduan se për shkak të abuzimeve marramendëse miliona euroshe, do të çohej para drejtësisë. Por nuk mendoi kështu Rama.

Agron Hetoja u emërua drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, pasi ky post mbeti i lirë me largimin e Agim Ismailit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Në këtë mënyrë, në vend që të shkonte në burg, Hetoja shkoi te AKU për të përmbyllur shkatërrimin e këtij institucioni, të cilin e kishte çuar në gradën e fundit, Agim Ismaili.

Agron Hetoja është një nga “dinosaurët” e korrupsionit në Shqipëri, i cili ka shkatërruar KESH dhe ka vjedhur miliona euro bashkë me klientët e tij dhe të Ramës, përmes tenderave, shit-blerjes së energjisë, me çmime lëvizëse dhe aspak të referuar me ato të tregut. Mall shteti, me një fjalë.

Hetoja ka drejtuar KESH nga viti 2013 kur Rama dhe e majta fitoi zgjedhjet, dhe në tërë këto vite, derisa u shkarkua nga kjo kompani energjetike është akuzuar për korrupsion dhe skandale.

Janë tendera të paracaktuar për klientelën, miliona euro dhe dollarë të dërguar direkt në llogaritë e tyre bankare dhe të shpërndara më pas tek Hetoja dhe njerëzit e Ramës, përfitimi përmes blerjes shtrenjtë dhe në pikun e shirave të energjisë dhe shitja lirë tek operatorët privatë të energjisë së prodhuar nga burimet tona të energjisë, hidrocentralet, disa nga maskarallëqet e ish kreut të KESH.

Dhe këto skandale dhe abuzime me postin të KESH, kanë bërë që akuzat ndaj Hetojes të artikulohen për keqmenaxhim të të ardhurave dhe investimeve të panevojshme për të përfituar lekë, manipulim tenderash dhe depozitim energjie, duke favorizuar kompaninë serbe “EFT” dhe një kompani shqiptare “GSA”.

Megjithëse skandali ka shpërthyer që në fillimin e vitit 2018, i shoqëruar dhe me denocimet përkatëse në Prokurori dhe Autoritetin shqiptar të Konkurrencës, organi shqiptar i akuzës ka heshtur dhe nuk ka hapur asnjë lloj hetimi për KESH dhe Hetojën.

Shqetësimi është ngritur nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë, ku ka pasur dyshime dhe akuza të forta dhe të certifikuara në lidhje me tenderat disa milionë dollarësh dhe eurosh të KESH, të cilat kanë qënë të trukura, duke favorizuar kompaninë serbe “EFT” dhe atë shqiptare “GSA”.

Për këtë denoncim nga organizmat ndërkombëtarë të energjisë, jo vetëm Prokuroria shqiptare por dhe Autoriteti shqiptar i Konkurrencës as që është shqetësuar, duke heshtur në mënyrë të qartë, pa marrë në analizë sëpaku skandalin e denoncuar me shifra dhe fakte nga Vjena.

Pasi Vjena por dhe mediat shqiptare evidentuan faktin, përmes provave dhe dokumenteve se Agron Hetoja në emër të KESH shiti lirë dhe bleu shtrenjtë energjinë në bursën ndërkombëtare të energjisë, ndërkohë që nëse do veprohej sipas kushteve të tregut, duhej të përcaktohej një skenar i përshkallëzuar për ditën dhe natën, apo për muajt e verës dhe të dimrit.

Më konkretisht, sipas raporteve zyrtare KESH ka shitur 500 mijë megavat/orë energji tek kompanitë private, me një çmim 33-34 euro për MEGA, konkretisht te “EFT” dhe “GSA”.

Dhe në të njejtën tabelë referuese, për të njejtin profil bazë të energjisë dhe në të njejtën ditë në bursën e Hungarisë, energjia u shit 49.9 euro për MEGA, 15 euro më shtrenjtë se energjia shqiptare.

Ndërkohë që energjia tek qytetarët shqiptarë nga kompania serbe dhe ajo shqiptare ka mbërritur me një çmim më të lartë se ai që shitet në Hungari dhe në shumë vende të tjera të BE, ndërsa vendet ballkanike e kanë shumë e shumë më të ulët.

Diferenca e këtij çmimi ka mbërritur në xhepat e Hetojës dhe të njerëzve të Ramës, ndërkohë që qytetarët shqiptarë vuajnë faturat e kripura të energjisë që paguajnë çdo muaj.

Sipas Institutitit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike me qendër në Slloveni, të artikuluar nga drejtori i këtij institucioni, në KESH ka afera të qarta korrupsioni prapa të cilave qëndron vetë kryeministri Edi Rama, të realizuar përmes njeriut të tij në krye të KESH, Agron Hetoja.

Vetëm për vitin e kaluar Hetoja mbylli portat e hidrocentraleve për të rritur nivelin e liqeneve dhe për ta futur në prodhim pa ndërpreje, për të përfituar sa më shumë nga shitja e energjisë.

Ndërkohë që gjatë kësaj kohe është blerë energji shtrenjtë në vendet e rajonit e deri në Zvicër, duke luajtur rëndë me çmimet dhe fuke favorizuar kompanitë private, kliente të Ramës. Të cilat sipas partnerëve tanë ndërkombëtarë të energjisë, janë të mbrojtura fort nga Kryeministri.

Prokuroria dhe Autoriteti shqiptar i Konkurrencës, i kanë marrë zyrtarisht kërkesat nga Vjena për të hetuar tenderet e KESH, por nuk kanë luajtur as “gishtin” për këtë punë.

Mësohet se është përforcuar dyshimi i vertetuar se heshtja e këtij Autoriteti dhe Prokurorisë për shqetësimin e ngritur jo nga kompanitë dhe mediat shqiptare, por nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë ka ardhur për shkak se ky biznes fitimprurës i energjisë është uzurpuar nga njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama.

Më konkretisht bëhet fjalë për kompaninë serbe “EFT” që ia ka marrë dorën drejtuesve të shtetit shqiptar dhe kompanisë shqiptare “GSA” e cila drejtohet nga djali i ish sekretarit të parë të PPPSH në një nga rrethet e veriut, Serafin Orgocka dhe Agron Shapllo, të dy këta të fundit në Top-listën e njerëzve më të pasur në vend.

Kompania e drejtuar prej tyre “GSA”, e cila është e mbështetur fort dhe në mënyrë të paligjshme nga qeveria e Ramës ka blerë te KESH vetëm në një ditë në mars të vitit 2018, sipas raportit të Vjenës, energji me çmim modest 33-34 euro për MEGA, ndërsa në të njejtën ditë në bursën e Hungarisë, që theksuam më sipër, energjia shitej 49.9 euro për MEGA, çka sjell një përfitim neto për këta biznesmenë afër Ramës, prej rreth 15 euro për MEGA.

Një operacion i tillë skandaloz, ka bërë që në arkën e shtetit të mos arkëtohen më shumë se 4 milionë euro, para që kanë shkuar direkt në llogaritë bankare të klientëve të Ramës dhe për pasojë dhe në llogaritë private sipas përqindjeve të vetë kryeministrit dhe ish kreut të KESH.

I njëjti skenar është ndjekur dhe me kompaninë serbe “EFT” në të gjitha rastet.

Dhe për të gjitha këto abuzime dhe favoriozime të tjera për kompaninë shqiptare, serbe dhe kompanitë e tjera nga KESH, në vend që të hapen hetime, janë mbyllur nga “Konkurrenca” dhe Prokuroria, ndërsa për realizimin e kësaj vjedhjeje Hetoja emërohet drejtor i AKU.

Në të ardhmen “Pamfleti” do denoncojë afera të tjera të Hetojës jo vetëm në krye të KESH, por dhe tani që po drejton AKU dhe masakron shqiptarët për ushqimet që konsumojnë./Pamfleti

codramol
smile
Source: Agron Hetoja, ish kreu i KESH, miliona euro për kompaninë serbe dhe djalin të ish zyrtarit të Enver Hoxhës. Tani te ushqimet

Anti-Mafia Agron Hetoja ish kreu i KESH miliona euro për kompaninë serbe dhe djalin të ish zyrtarit të Enver Hoxhës miliona euro për kompaninë serbe dhe djalin të ish zyrtarit të Enver Hoxhës. Tani te ushqimet Tani te ushqimet