Anti-Mafia22 Korrik 2019, 10:45

Agron Papulli, oligarku klient i Ramës, “urtë e butë e plot tigani”

Shkruar nga Pamfleti

Agron Papulli, oligarku klient i Ramës, “urtë e butë e plot tigani”

Qeveria e Ramës shpërblen miqtë e tij oligarkë me paratë e shtetit, Papuli me vendim qeveria këmben pronat me bashkinë e Tiranës dhe fiton për katër vite me radhë tenderin për makinat me qira të bashkisë së Veliajt. Nga viti 2014, oligarku klient i kryeministrit ka përfituar përmes këtij kallëpi tenderash afër 19 milionë euro. “Pamfleti.net” disponon dokumente. Postulati i Ramës se “punë ka por mungojnë profesionistët” në rastin e mikut të tij Agron Papuli është transformuar në “para ka por i marrin të gjitha miqtë dhe klientët e mi”

Qeveria e Edi Ramës sillet me pronën e shtetit si me “mallin e babës” dhe sa herë i teket e fal, e këmben apo dhe e shet tek klientët e vet.

Në të gjitha rastet s’ka ndodhur kurrë që të përfitojnë qytetarët shqiptarë, të cilëve u del shpirti nëpër zyrat e shtetit për të marrë në pronësi tokën apo pronën që i takon me ligj dhe me kanun.

Qeveria e Ramës është “dorëlirë” vetëm për oligarkët klientë të saj, të cilët i pajis me prona pa pasur asgjë, ndërkohë që mund të ndryshojë pronë, për të dalë në një vend më të volitshëm, thjeshtë dhe vetëm me një kërkesë, dhe qeveria merr vendim menjëherë.

Si gjithnjë, sa herë që ka ndonjë pisllëk, nuk firmos Edi Rama kryeministër që “rastësisht” gjendet jashtë vendit, por është zv.kryeministri ai që e merr përsipër vendimin. Në fillim ishte Niko Peleshi tashmë është Erjon Braçe.

Rasti më konkret ai i vendimit për të shkëmbyer një pronë të Bashkisë së Tiranës me një pronë të biznesmenit Agron Papuli. Prona e Bashkisë së Tiranë ndodhet në zonën e Mulletit.

Denoncimi është bërë nga Drejtoria e Antikorrupsionit dhe dokumenti ndërkohë është firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, ku nuk dihet se mbi ç’procedurë ka vendosur qeveria që të shkëmbejë pronat në fjalë.

Vendimi është marrë vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, për pushtetin vendor.

Ndërkohë që Agron Papuli ka rrëmbyer dhe tendera me një vlerë prej 1.3 milionë eurosh për marrjen e automjeteve me qira për bashkinë e Tiranës për katër vite me radhë, dhe jo më larg se në maj të këtij viti. Dy muaj më parë Papuli “këputi” 1.3 milionë euro nga shteti.

Sipas dokumenteve që disponojmë, ky është një fitim i pastër i Papulit, klient oligark të Ramës, pasi bashkia e Tiranës ashtu sikurse dhe bën shpeshherë njoftimet për mediat, ka blerë aq shumë automjete sa nuk i duhen automjetet me qira të Papulit.

Por janë lekë që Rama i shpërndan gjithnjë për mikun e tij oligark, i cili me një dorë i ka marrë shtetit mbi 1.3 milionë euro vetëm për qira makinash, për katër vitet e ardhshme, në bashkinë e Veliajt.

Pjesëmarrjen në tenderin e makinave me qira dhe kontratat marramendëse miliona euroshe që Papuli ka nënshkruar me shtetin e Ramës, janë bërë përmes kompanive të tij “CLASSIC” shpk, “HYUNDAI AUTO ALBANIA” shpk dhe “TIRANA AUTO” shpk, ku këtë radhë është shtuar dhe “Tirana Car Rentals” shpk, duke përfituar miliona.

Ndërkohë që, Papuli nga viti 2014 e deri më tani ka perfituar 144 tendera, me vlerë 23 miliardë lekë ose 18,4 milion euro. Nga të cilat, 24 tendera të fituara pa garë, me vlerë 289 milion lekë ose 232 mijë euro.

Postulati i Ramës se “punë ka por mungojnë profesionistët” në rastin e mikut të tij Agron Papuli ëhstë transformuar në “Para ka por i marrin të gjitha miqtë dhe klientët e mi”./Pamfleti

codramol
smile

Anti-Mafia “urtë e butë e plot tigani” Agron Papulli oligarku klient i Ramës