Ahmetaj për bizneset: Nga 1 janari 2019, pragu i tatimit 14 mln lekë, ja kush përfiton

Ahmetaj për bizneset: Nga 1 janari 2019, pragu i tatimit 14 mln lekë, ja kush përfiton

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi sot se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu i tatim fitimit që ndan bizneset e vogla nga i madhi bëhet 14 milionë lekë.

Ndërsa sipas tij do të përfitojnë mbi 10 mijë sipërmarrje, që do paguajnë 5%. Gjithashtu ministri shtoi se kjo lëvizje do të sjellë ulje të tatim fitimit nga 15 në 5% për rreth 11 mijë biznese që janë gjysma e bizneseve.

Biznese këto që paguajnë tatim fitim në nivelin e 15%.