Aktualitet11 Korrik 2019, 20:47

‘Ai nuk ikën kurrë vetë’, Astrit Patozi tregon se si mund të largohet Rama

Shkruar nga Pamfleti
‘Ai nuk ikën kurrë vetë’, Astrit Patozi tregon se si

'Ai nuk ikën kurrë vetë', Astrit Patozi tregon se si mund të largohet Rama

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi u pyet se si mund të largohet Edi Rama nga pushteti dhe për këtë tha se ka vetëm një mënyrë.

Patozi tha:

“Përveç se me zgjedhje me ça mënyre tjetër do largohet. Rama ka dy rrugë për t’u larguar, ose do ikë vetë që po të kishte këtë lloj koshience që nuk e ka. Ai ka vetëm një mënyrë që të ikë me votë. Në çastin që ti përgatit për arsyet e tua që janë për të ruajtur pozicionin e kryetarit në parti apo për të shtyrë në kohë një rezultat që ti beson se nuk është ai që pret se tre humbje radhazi nuk durohen, edhe sigurisht që këto e prishën fare ekuilibrin dhe jemi sot në një situatë gati qesharake. Kur njëra palë nuk lëviz dot nga obeziteti, nga mbipushteti dhe pala tjetër nuk çohet në këmbë se nuk ka fare pushtet. Përgjegjësi të madhe ka vetë se e ka lëshuar vetë, pa luftë”.

Aktualitet