Aktualitet14 Korrik 2019, 14:39

‘Akademia e Shkencave një shtëpi varrimi’, LSI nxjerr videon dhe sulmon Ramën: Po lëpin aty ku pështyve më parë

Shkruar nga Pamfleti
‘Akademia e Shkencave një shtëpi varrimi’, LSI nxjerr

‘Akademia e Shkencave një shtëpi varrimi’, LSI nxjerr videon dhe sulmon Ramën: Po lëpin aty ku pështyve më parë

Ish-Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasli, ka risjellë në profilin e tij në Facebook, një kronikë ku kryeministri Rama fliste për reformimin e Akademisë së Shkencave.

Rama e cilësonte Akademinë e Shkencave si “kufomë” , “shtëpi varrimi”, ndërsa Vasili thotë se sot ajo është po e njëjta dhe se Rama po lëpin atë që pështyu.

Vaslili e ka akuzuar se Akademia e Shkencës është në njëjtën gjendje që ka qenë dhe më parë dhe se s’ka ndodhur asnjë reformim. Sipas tij e gjitha kjo është një farsë dhe shfaqje politike e Edi Ramës. Vaslili ka shtuar se “Shkollepaku” ka qepur gojën për farsën e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave.

Postimi i plotë:

Ndertesa e Akademise se Shkencave e njejta.

Akademiket te njejtet.

Ligji i njejte

Zgjedhjet te njejta,

E njejte sipas fjaleve te Edi Rames qe :Akademia eshte kufome e vetvetes dhe shtepi varrimi.

Po sot cfare ndodhi ???

E njejta cfaqje,e njejta kufome e vetvetes dhe shtepi varrimi,te njejtet aktore akademike ,i njejti ligj,

POR zgjedhjet ama behen,

zgjidhet edhe nje qe e do Edi Rama,qe e ka aleat Edi Rama,qe e ngop Edi Ramen,pra ky quhet kryetar.

Edi Rama nuk e kercenoi kete here te zgjedhurin e tij te zemres se nuk do ti jepte më asnje lek,perkundrazi

Ndersa dje, kur zgjidhej Beqiraj,kercenoi Edi Rama qe :Akademia nuk do merrte më asnje lek nga qeveria, sepse beri zgjedhje pa lejen e tij dhe zgjodhi kryetar Beqirajn,qe ai s’e donte.

Megjithate eshte me mire te shihni VIDEON dhe e kuptoni qe shkollepaku nuk e ka per gje te lepije cfare peshtyu.

Aktualitet ‘Akademia e Shkencave një shtëpi varrimi’ LSI nxjerr videon dhe sulmon Ramën: Po lëpin aty ku pështyve më parë