Aktualitet22 Shtator 2019, 15:49

Akis Tselentis, Ilir Meta dhe “konspiracioni” për termetin apokaliptik

Shkruar nga Pamfleti
Akis Tselentis, Ilir Meta dhe “konspiracioni” për termetin

Akis Tselentis, Ilir Meta dhe "konspiracioni" për termetin apokaliptik

Për herë të parë sizmologu grek  Akis Tselentis foli për tërmetet apokaliptike që kishte parashikuar presidenti Ilir Meta.

Në intervistën e dhënë për Top Channel,  Teselentis deklaroi se ai përgënjeshtroi paralajmërimet e Metës për shkak se nuk donte të përhapte panik në popullin e thjeshtë, duke nënkuptuar se ai e dinte se këto tërmete do të binin.

Gjithashtu ai ka shprehur dëshirën për të ardhur në Tiranë për të zhvilluar disa seminare me banorët  në mënyrë që t’i përgatisë në rastet  emergjente.

Kujtojmë se presidenti Meta kur alarmoi për tërmetet apokaliptike që do të preknin vendin, përdori si burim informacioni parashiimin e këtij sizmologu grek.

Tani Tselentis ndryshon qëndrim me justifikimin se nuk dontë të përhapte panik, ku në fakt mund të ndihmonte në mobilizimin e qytetarëve dhe marrjen e masave mbrojtëse.

Emri juaj u implikua edhe tek deklaratat e presidentit shqiptar para disa javësh…

Akis Tselentis – Dhe u përpoqa sepse pata frikë, u përpoqa atëherë t’i ndryshoj pak të thënat, pasi këto gjëra nuk thuhen, e dini shumë mirë që nuk thuhet në publik …. Vlerësimet për tërmetet që mund të ndodhin nuk bëhen publike, sepse mund të shkaktosh panik dhe të shkaktosh një dem akoma më të madh.

Ju e keni përgënjeshtruar këte gjë apo jo?

Akis Tselentis – Po, e përgënjeshtrova për arsye që kuptohen. Sepse nuk dua që të thuhen tek populli i thjeshtë keto gjera. Këto bëhen të ditura vetëm tek shërbimet shtetërore.

Më tej, duke folur mbi situatën e tërmeteve dhe pasojave që lanë pas, ai tha se do të vijë në Tiranë për të bërë një paraqitje për teknikat bashkëkohore të zvogëlimit të riskut të tërmeteve në Shqipëri.

“Ajo ç’ka dua të them është fakti se dua të vij në Shqipëri, sepse edhe në të kaluarën kam pasur disa programe hulumtuese atje dhe dua të bej një paraqitje për teknikat bashkëkohore të zvogëlimit të riskut të tërmeteve në Shqipëri’, tha sizmiologu grek.

Kryesore Akis Tselentis Ilir Meta dhe "konspiracioni" për termetin apokaliptik