Kronike19 Shtator 2018, 09:33

Aksident fatal në Mallakastër, humb tragjikisht jetën i riu rrugës për në spital, rëndë kushëriri

Shkruar nga Pamfleti
Aksident fatal në Mallakastër, humb tragjikisht jetën i riu

Aksident fatal në Mallakastër, humb tragjikisht jetën i riu rrugës për në spital, rëndë kushëriri

Rrugët e vendit janë përgjakur edhe këtë mëëngjes. Një aksident i rëndë i ka marrë jetën shoferit të mjetit në Mallakastër. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 08:15, në fshatin Aranitas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi P.Z, 27 vjeç, banues në Ballsh, që ishte në drejtimin e makinës tip “Opel”.  Ndërkohë që ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital shtetasi A.Z, 31 vjeç, që ishte pasagjer në makinë.

Informacion paraprak

Në datën 19.09.2018, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, Mallakastër, shtetasi P.Z, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kronike aksident mallakaster Vdekje