Mesditën e sotme është shënuar një aksident i rëndë pranë ambasadës italianë në Tiranë.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina një tip BMW dhe një tjetër tip “Skoda”. Kjo e fundit për pak është futur në brendësi të sporteleve të ambasadës italiane për shkak të përplasjes së madhe.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Nga raportimet deri më tani, nga aksidenti i fortë dyshohet se ka mbetur i plagosur një person.
Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur më tej aksidentin e ndodhur.