Kronike12 Qershor 2019, 17:55

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazh, një nga të lënduarit të gjendje kritike

Shkruar nga Pamfleti

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Mirakë. Mësohet se një person është lënduar dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Nuk dihen ende detaje të tjera rreth shkaqeve të aksidentit apo identitetit të të aksidentuarve.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së motorçikletës me një automjet. I aksidentuari është transportuar në spitalin e Elbasanit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

codramol
smile

Kronike