Aktualitet16 Korrik 2019, 07:41

Aksident i rëndë në Divjak, ndërron jetë babai, në gjendje kritike i biri

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Divjak, ndërron jetë babai, në

Aksident i rëndë në Divjak, ndërron jetë babai, në gjendje kritike i biri

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjak. Makina ka dal nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur babi, ndërsa i biri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se 57 vjeçari Agim Muça bashkë me djalin e tij ishin duke ndjekur me maikë hajdutët të cilët i kishin vjedhur lopën.
Prej shpejtësisë së madhe nuk ka mundur të mbajë makinën në kontroll dhe kanë përfunduar jashtë rrugës.

Njoftimi i policisë për aksidentin: 

Sot rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

Aktualitet