Aktualitet24 Gusht 2019, 13:46

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas këmbësoren, 45-vjeçarja në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas

Aksident i rëndë në Fier, automjeti përplas këmbësoren, 45-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një mjet ka përplasur një këmbësore paraditen e sotme në vendin e quajtur, “Patos fshat”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Ardiana Merja, 47-vjeçe, banuese në Cakran ka marrë dëmtime në të rënda në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, si dhe identifikimin e autorit. 

Njoftimi i Policisë

Sot rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Patos fshat”, një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja.

47-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Aktualitet 45 vjeçarja në gjendje të rëndë Aksident i rëndë në Fier automjeti përplas këmbësoren