Aktualitet10 Korrik 2019, 17:54

Aksident i rëndë në Librazhd, humbet kontrollin makina e Ambasadës ruse

Shkruar nga Pamfleti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd ku mësohet se është përplasur një nga makinat e ambasadës ruse. Nga informacionet paraprake thuhet se makina ka humbur kontrollin në vendin që quhet “Kthesa e Murashit”.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, shoferi i “Benz”, Besnik Gora  25 vjeç, dhe dy shtetas rusë, burrë e grua,  Nikhain Kruchinina 35 vjeç dhe Darja Igor Kruchinina 35 vjeçe.

Shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë. Për pasojë është plagosur një punonjës i ambasadës ruse i cili është transportuar menjëherë derjt spitalit më të afërt.

Në aksident është plagosur dhe bashkëshortja e punonjësit të ambasadës e cila sipas informacioneve është në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur me urgjencë në vendnngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

codramol
smile

Aktualitet