Kronike13 Korrik 2019, 07:09

Aksident i rëndë në Lushnje, makina godet kamionin me shpejtësi të lartë, drejtuesi në gjendje kritike

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Lushnje, makina godet kamionin me

Një aksident automobilistik ka ndodhur pas mesnate në Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në by-passin e Lushnjes rreth orës 2 e 30. Në aksident janë përfshirë dy mjete, një autovetur tip benz dhe një kamion.

Makina tip benz e cila drejtohej nga shtetasi Dorian Likan 34 vjeç ka goditur kamionin nga pas. Goditja ka qenë shumë e fortë aq sa ka bërë që kamioni i ngarkuar me bimë medicinale të përmbyset sëbashku me makinën.

Si pasojë e kësaj përplasjeje drejtuesi i mjetit tip benz ka marrë plagë të rënda. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë 34 vjeçarin nga makina. Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën.

Forca të shumta policie erdhën në vendgjarje ku nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit benz ka qenë me shpejtesi dhe nuk e shikuar kamionin duke e goditur me shpejtësi të lartë. Për fat të mirë drejtuesi i kamionit ndodhet në spital por është jashtë rrezikut për jetën.

Kronike