Kronike11 Shkurt 2019, 10:25

Aksident i trefishtë në Elbasan, dy pasagjerë përfundojnë në spital

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i trefishtë në Elbasan, dy pasagjerë

Aksident i trefishtë në Elbasan, dy pasagjere përfundojnë në spital

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy shtetasve ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. Nga të dhënat e para raportohet se tre mjete janë përfshirë në aksident në unazën e qyteti pranë vendit të quajtur si “Kryqëzimi i Kinezëve”.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe sipas bluzave të bardha nuk kanë asnjë rrezik për jetën.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të  aksidentit.

“Në Unazë e qytetit te Kryqëzimi i Kinezëve, janë përplasur 3 mjete, si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjer të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuht në njoftim.

Kronike