Kronike24 Korrik 2019, 18:22

Aksident me 3 të plagosur në Milot, shkak bëhet polici rrugor

Shkruar nga Pamfleti
Aksident me 3 të plagosur në Milot, shkak bëhet polici rrugor

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrethrrotullimin e Fush-Milotit. Si pasojë e përplasjes së dy makinave, ti “Audi” dhe “Toyota” kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar në spital.

Mësohet se drejtuesi i makinës tip “Audi” që është bërë edhe shkak për aksidentin është efektiv policie në Tropojë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në aksin rrugor Milot-Rreshen, në Fushë-Milot, mjeti me drejtues shtetasin E.H.,23 vjeç, banues në Tropoje është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë

Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesit e mjeteve si dhe shtetasi F.S., 46 vjeç,banues në Tiranë, i cili ndodhej si pasagjer në mjetin me drejtues A.M.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kronike