Aksident me pasojë vdekje në Kamëz, humb jetën i moshuari

Aksident me pasojë vdekje në Kamëz, humb jetën i moshuari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Kamëz, ku ka humbur jetën një i moshuar. Ngjarja ndodhi pranë rrugës “Tokio”. Mësohet se shtetasi me inicialet O.H, 27 vjeç ka aksidentuar të moshuarin rreth 70 vjeç

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.H, vjeç 27, banues në Çekrezë Kamëz, pasi më datë 15.04.2018, pranë rrugës “Tokio”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Reno Clio”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme të një shtetasi të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Punohet për identifikimin e kufomës. Neni 290/3 i Kodit Penal.