Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë tek rruga e Kavajës.
Siç shikohet edhe nga fotot e mëposhtme, motorri përplaset nga një makinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes