Aktualitet16 Korrik 2019, 08:46

Aksident tragjik në Durrës/ Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Durrës/ Po kalonte rrugën, makina

Aksident tragjik në Durrës/ Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Kavajë tek Ura e Golemit mëngjesin e sotëm. Mësohet se 4 persona nga Berati ishin duke kaluar rrugën dhe në këtë moment u aksidentua edhe 38-vjeçarja.

B.Sh 38-vjeç humbi jetën pas përplasjes së makinës dhe pse u transportua menjëherë në spital.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit E.S 24-vjeç, ndërkohë që po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 8:30 në rrugën kryesore, në mbikalimin e Golemit, mjeti me drejtues shtetasin E.S.,25 vjeç ka aksidentuar këmbësoren B.SH., 38 vjeç banuese në Berat. Per pasojë te plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

 

Aktualitet Aksident tragjik në Durrës/ Po kalonte rrugën makina përplas për vdekje këmbësorin