Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë, afër Divjakës.
Mësohet se një makinë ka përplasur një motor, e për pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Bëhet me dije se viktimat janë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, teksa policia ka mbërritur dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Arsen Sina.
“Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet, (ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.