Bota18 Nëntor 2018, 18:53

Aksidenti i frikshëm: Pilotja 17-vjeçare thyen shtyllën kurrizore (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti i frikshëm: Pilotja 17-vjeçare thyen shtyllën

Aksidenti i frikshëm: Pilotja 17-vjeçare thyen shtyllën kurrizore (Video)

Pilotja e re gjermane Sofia Florsh përjetoi një aksident të llahtarshëm në garën e sotme në Formula 3 e cila u mbajt në qytetin Makao. Aksidenti ndodhi në pistën Guia e cila shtrihet përgjatë rrugëve të qytetit Makao.

Në xhiron e katërt të garës për Çmimin e Madh të Makaos, pilotja 17 vjeçare Florsh me një shpejtësi tejet të madhe preku kufizuesen anësore të pistës dhe më pas “fluturoi” mbi gardhin dhe u përplas në platformën pranë pistës. Pilotja u transportua me plagë të rënda në spital, nga ku u vu re se ajo është në vetëdije, por ka thyer shtyllën kurrizore. Ditën e nesërme pilotja pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Terrifying!

A crash in the Formula 3 Macau Grand Prix has to be seen to be believed. Early reports suggest everyone involved survived. pic.twitter.com/jc4TXOdNn0

— Herald Sun Sport (@heraldsunsport) November 18, 2018

Bota Aksidenti i frikshëm: Pilotja 17-vjeçare thyen shtyllën kurrizore (Video)