Kronike 9 Prill 2018, 09:12

Aksidenti tragjik në Fier, zbulohen identitetet e dy prej viktimave(Emrat)

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Fier, zbulohen identitetet e dy prej viktimave(Emrat)

Emri/ Identifikohet vajza që humbi jetën në aksidentin tragjik në Fier, zbulohet lidhja që kishte me njërin prej dy viktimave

Një aksident i rëndë i mori jetën 3 familjarëve ditën e sotme në qytetin e Fierit. Disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, pasi makina me të cilën udhëtonin ra në kanal policia ka publikuar emrat  e dy prej viktimave. Ata janë Fisnik Murataj dhe Agustin Xhaxhaj.

Në makinë ndodhej edhe një vajzë, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë. Në fillim u raportua se në automjet ndodhej Fisnik Murataj, gruaja dhe vajza e tij.

Tre viktimat kanë qenë duke u kthyer nga një dasmë kur makina e tyre përfundoi në kanal.

Në fillim u bë e mundur nxjerrja e trupit të vajzës së pajetë e cila ndodhej në sediljen e pasme të automjetit.

Policia ende nuk ka mundur të identifikojë shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Kronike Aksidenti tragjik në Fier zbulohen identitetet e dy prej viktimave(Emrat)