Showbiz24 Gusht 2019, 17:57

Aksidentohen dy këngëtarët shqiptarë, makina përmbyset në Korçë, ja si është gjendja e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Aksidentohen dy këngëtarët shqiptarë, makina përmbyset

Dy ditë më parë, teksa ishin duke udhëtuar drejt Korçës për një koncert, në afërsi të Maliqit,  këngëtari Bruno dhe muzikanti Mir Vathi kanë pësuar një aksident automobilistik.

Makina e tyre ka devijuar nga rruga, duke rënë përmbys nga lartësia ku ndodhej.

Në foto nga vend-ngjarja, shfaqet automjeti i dëmtuar dhe skena e aksidentit.

Të njëjtat burime tregojnë se për fat të mirë edhe Bruno edhe Miri janë jashtë rrezikut për jetën dhe momentalisht ndodhen në një nga spitalet e Tiranës duke marrë mjekimet e duhura për dëmtimet që fatmirësisht nuk janë të rënda. /News31.

Showbiz