Aktualitet14 Mars 2019, 09:27

Aksidentohet në punë, humb jetën shqiptari në Itali (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Aksidentohet në punë, humb jetën shqiptari në Itali (Emri)

Aksidentohet në punë, humb jetën shqiptari në Itali (Emri)

Humb jetën në punë 45 vjeçari shqipëtar. Ngjarja ka ndodhur në Pistoia dhe viktima është punëtori Sokol Rahshata.

Mediat vendase raportojnë se shqiptari u rrëzua nga shkallët nga një lartësi rreth 3 metra teksa po punonte për të larguar nga një çerdhe pemët e rrëzuara për shkak të erërave të forta.

Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga rrëzimi nga lartësia 45-vjeçari kishte pësuar fraktura në kafkën e kokës.

Aktualitet Aksidentohet në punë humb jetën shqiptari në Itali (Emri)