Kronike19 Shtator 2019, 18:50

Aksidentohet rëndë një këmbësor në Tiranë, u godit nga një taksi

Shkruar nga Pamfleti

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Barrikadave në kryeqytet. Mësohet se një taksi ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën, duke e lënë të plagosur rëndë.

Ai është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë pakujdesia e këmbësorit i cili ka tentuar të kalojë rrugën në një vend të papërshtatshëm ku makinat lëvizin me shpejtësi të konsiderueshme dhe ku nuk ka vija të bardha për kalimin e këmbësorve. /Pamfleti

codramol
smile

Kronike