Aktualitet27 Prill 2019, 09:06

Aksidentoi për vdekje 42-vjeçarin, i riu largohet nga vendngjarja

Shkruar nga Pamfleti
Aksidentoi për vdekje 42-vjeçarin, i riu largohet nga vendngjarja

Aksidentoi për vdekje 42-vjeçarin, i riu largohet nga vendngjarja

Uniformat blu në Elbasan kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje një 42-vjeçar dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi me iniciale G.S., 30 vjeç, banues në Elbasan, aksidentoi për vdekje shtetasin A.B., në Bulevardin “Aqif Pasha”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelje e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe ” Largimi nga vendi i aksidentit”.

Aktualitet Aksidentoi për vdekje vendngjarja