Ekonomi19 Gusht 2019, 15:37

Aksioni anti-informalitet për karburantet, qeveria kërcënon: Do nxjerrim të gjithë emrat e kompanive që janë kapur me shk

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni anti-informalitet për karburantet, qeveria kërcënon: Do

Pas bizneseve të turizmit, fokusi i luftës kundër informalitetit është zhvendosur në sektorin e karburanteve. Prej gati dy javësh administrata fiskale po kalon në sitë jo vetëm pikat e shitjes me pakicë, por të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe tregtimit të karburanteve. Sipas Ministres së Financave, aksioni kundër informalitetit ka dhënë rezultatet e para në buxhet duke rritur ndjeshëm të ardhurat që mblidhen nga akciza.

“Janë kontrolluar magazinat në Porto Romano, po kontrollet “Vlora Petrolifera” dhe uzinat e prodhim rafinimit në Ballsh dhe në Fier. Të ardhurat nga akciza në korrik janë rritur me 17.8 për qind krahasuar me vjet. Ndërkohë që edhe për gushtin vihet re e njëjta rritje e fortë”, shprehet Denaj.

Gjatë muajit të kaluar administrata fiskale ka kontrolluar kompanitë e karburanteve për periudhën 1 janar 2018 deri më sot. Por Denaj paralajmëroi se nuk mbaron këtu. Veç karburanteve, nga 1 shtatori kontrollet do të shtrihen edhe tek bizneset që tregtojnë apo prodhojnë mallrat e tjerë të akcizës si cigaret apo alkoolin.

Ekonomi