Showbiz22 Tetor 2019, 14:28

Aktorja e njohur befason ndjekësit, publikon videon gjatë gjithë procesit të lindjes

Shkruar nga Pamfleti

Aktorja e njohur befason ndjekësit, publikon videon gjatë gjithë procesit të lindjes

Shay Mitchell është një nga aktoret më të spikatura në mbarë globin. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit moment të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Kujtojmë se aktorja ka qenë në pritje të ëmbël dhe para pak ditësh ka lindur. Ajo ka surprizuar të gjithë me veprimin e saj.

Mitchel ka publikuar videon e lindjes në YouTube duke na treguar gjithë mundin e saj dhe dhimbjet që përjetoi për 33 orë, para se të vinte në jetë vajza e saj

Bukuroshja 32-vjeçare shfaqen në video fillimisht kur i plasin ujërat. Dhimbja që ndjeu ishte aq e madhe saqë aktorja i druhej se mund të ndodhte e njëjta situatë si me abortin që pësoi në vitin 2018.

Ajo kishte kohë që nuk e ndjente vajzën dhe kishte shumë frikë, derisa më në fund i dëgjoi të rrahurat e zemrës.

Edhe pse në video nuk e shohim lindjen aktuale, vihen re zërat e partnerit dhe të mjekut që e inkurajojnë Shay-n të shtyjë. Më pas dëgjohet një e qarë e bebushit dhe Shay shpërthen në lot.

codramol
smile

Showbiz