Kulture15 Dhjetor 2018, 14:10

Aktorllëku, horrllëku dhe Ilir Meta

Shkruar nga Pamfleti

Aktorllëku, horrllëku dje Ilir Meta

 Ilir Metaj e ka quajtur “suprizë”, mbasi sipas tij, nuk e dinte që ishte listuar si kandidat e që do shpallej fitues, ndërkohë, që gjatë dy vizitave të tij, të para 1 muaji në Vatikan e Kalabri me Tom Doshin e Çlirim Pekën, ka qenë i shoqëruar nga Mario Baçini, president (pronar) i Fondacionit partiak “Foedus”

Ndërsa studentët, kanë kaluar edhe këtë natë pa gjumë para kryeminsitrisë, për hallet e tyre dhe krizën e sistemit arsimor universitar, mediat e familjes “Metaj-Kryemadhi”, janë gdhirë duke shpëndarë një lajm “urgjent”, që tenton të “lajë fytyrën blozë” e të lehtësojë, hallin e madh, që ka zënë Presidentin Ilir Metaj, me drejtësinë  re.

Sipas lajmit, Presidenti Ilir Metaj qenka vlerësuar në Itali, me çmimin “Politikani ndërkombëtar i vitit 2018”, dhënë nga Fondacioni “Foedus”, çmim që u jepet vetëm politikanëve, të cilët kanë spiktuar, në fushat e tyre.

Nuk e dimë se cilën fushë “suksesi”, kanë zbuluar drejtuesit e Fondacionit “Foedus”, në “punët” e politikanit Ilir Metaj, por dihet fakti, se në Shqipëri, ky shtetar e politikan “prototip”, ka marrë çmimin popullor “Politikani i zi i 28 viteve tranzicion”, me moivacionin “Për suksese në korrupsion, shkatërrirm të Shqipërisë e krime të çdo lloji”.

Sa për kujtesë, Fondacioni “Foedus”, është strukturë e Partive Popullore Europiane (PPE) (European People’s Party), ku anëtare e fondacionit dhe financuese është edhe LSI, por dhe partia serbe e presidentit Aleksandër Vuçic.

Një çmim të tillë e ka marë dhe Akleksandër Vuçic, por dikur e ka marrë dhe Slobodon Milosheviç, Gruevski, Berisha, Hashim Thaçi,  ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader e shumë lider të tjerë të Ballkanit, mbasi ky fondacion, shpërndan tituj të tillë, si “lavazh” për popujt e këtyre vendeve, me qëllim pastrimin e profileve, të shtetarëve dhe krerëve të partive, të vendeve të Balkanit.

Këta tituj “koti”, që promovohen me bujë në media nga vetë blerësit, “prenotohen” nga politikanët me komplekse inferioriteti, që janë në humnerën e fundit të tyre, siç është Ilir Metaj, të cilët financojnë  e inskenojnë komikllëqe të tilla, për t’u dukur të rëndësishëm, të vlefshëm e të fuqishëm në vendet e tyre, duke vetë-varur në qafë “pafillo” pa vlerë.

Psh, në dhjetor 2010, Rexhep Erdogan në atë kohë Kryeministër i Turqisë, u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar “Gadafi”, me motivacionin “Mbrotjës i Shquar, i të Drejtave të Njeriut”, dhënë gjatë vizitës, që ky bëri në Libi, titull që i ishte dhënë edhe Hugo Chavezit e Fidel Castros, shoqëruar me një çek 250 mijë USD./Pamfleti

codramol
smile

Karikatura Aktorllëku horrllëku Ilir Meta