Aktualitet25 Maj 2024, 18:54

“60 mijë paund për 89 minuta”, mediat britanike sulm David Cameron për vizitën në Tiranë: Nuk heq dorë nga udhëtimet luksoze

Shkruar nga Pamfleti

“60 mijë paund për 89 minuta”, mediat britanike sulm David

Mediat britanike vijojnë të godasin Sekretarin e Jashtëm, David Cameron, lidhur me udhëtimet e tij të shtrenjta. “Mirror” ka shkruar për udhëtimin e tij në Tiranë, ku bën me dije se ai ka harxhuar 60 mijë paund për 89 minuta vizitë.

David Cameron shpërdoroi rreth 60,000 £ duke përdorur një avion privat luksoz për të fluturuar në Shqipëri, por u detyrua të kthehej në Londër pas vetëm një ore e gjysmë,  duke qenë se Sunak shpalli vendimin për çuarjen e vendit në zgjedhje.

Në atë që mund të ishte poshtërimi i tij i fundit si Sekretar i Jashtëm, Lordi duhej të vizitonte kryeqytetin Tiranë, ku do t'i bëhej një pritje madhështore, me flamuj ë vendosura në rrugë dhe një foto trekatëshe të tij në një ndërtesë qeveritare.

“60 mijë paund për 89 minuta”, mediat britanike sulm David

Por avioni - një Embraer Legacy 600 i marrë me qira nga firma malteze Vistajet - ishte në tokë vetëm për 89 minuta, para se të thirrej në një mbledhje urgjente të kabinetit.

Cameron ishte tashmë nën kritika për marrjen me qira të një avioni edhe më luksoz për një turne pesë-ditor në Azinë Qendrore muajin e kaluar.

Embraer Lineage 1000, i përshkruar si "një nga avionët më të mirë luksozë privatë që mund të blihen me para", ka tryezën e vet të ngrënies ku mund të shërbehen ushqimet, si dhe një zonë të veçantë relaksi me divane shumë të gjatë. Mund të flenë deri në nëntë pasagjerë. /Përshtati “Pamfleti” nga “Mirror”