Aktualitet26 Shkurt 2024, 19:59

A ka patur abuzim seksual në ngjarjen e Durrësit? Avokati: Nëse do të kishte, e pandehura do të kthehej në viktimë

Shkruar nga Pamfleti

A ka patur abuzim seksual në ngjarjen e Durrësit? Avokati: Nëse

Avokati Gylsen Zhllima ka përjashtuar fshehjen e një abuzimi seksual në ngjarjen e Shënavlashit në Durrës, ku fëmijët vranë babain.

Në emisionin “Vizioni i Pasdites”, ai tha se nëse Hygerta Meta do të kërkojë ekzaminim për abuzim seksual, dhe nëse do të vërtetohet se ka patur një gjë të tillë, atëherë ajo nga e pandehur do të merrej si viktimë në këtë rast.

Ndërkohë që specialistja e krimeve Ejona Habipi tha se nëse do të kishte patur do të ishte pranuar, pasi në këtë rast mund të përdorej edhe si vetëmbrojte në gjyq.

Brikena Prifti: A do të bëhem ekzaminime për vajzën nëse ka patur abuzim seksual?

Ejona Habipi: Nuk është se ka gjurmë. Nëse do të kishte abuzim seksual nuk do të ishte e turpshme ta pranonte, kjo do ta bënte hetimin më të lehtë.

Zhllima: Duhet të kemi parasysh se nëse bëhet një ekzaminim i tillë, autori kthehet në viktimë. Pra nëse vajza nuk merr më cilësinë e të pandehurit, merr atë të viktimës, pasi ndryshon dhe pesha e krimit. Duhet të kemi parasysh nëse e ka kërkuar vajza një ekzaminim të tillë, nuk i bëhet një ekzaminim i tillë me detyrim.