Aktualitet15 Prill 2024, 22:23

A rrezikohet Kosova nga lufta? Bushati: Vëmendja te qendra e Rusisë në Nish!

Shkruar nga Pamfleti

A rrezikohet Kosova nga lufta? Bushati: Vëmendja te qendra e Rusisë

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duke folur për trazirat në botë, tha se rasti i konfliktit në rajonin tonë mes Kosovës dhe Serbisë është i ndryshëm nga konfliktet që po zhvillohen në botë për shkak të pranisë së përhershme të NATO-s.

I ftuar në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’, ai tha se me shqetësim duhet të shihen manovrat e përbashkëta ushtarake që ka bërë Serbia me Rusinë apo veprimi i qendrës humanitare të Rusisë në Nish.

Blerja e armatimeve nga partnerë si Franca, që është një nga vendet që ka hedhur me kohë tezën e krijimit të një unioni ushtarak brenda Bashkimit Evropian, nuk mendoj se duhet parë me shqetësim. Me shqetësim duhet të shihen manovrat e përbashkëta që ka bërë Serbia me Rusinë. Me vëmendje të shtuar duhet të shihet veprimi i qendrës humanitare të Rusisë në Nish.

Goditja që ju bë nga Izraeli qendrës që solli reagimin e Iranit ishte një qendër në dukej diplomatike, por ishte përgjegjëse për planifikimin ushtarak. Këto janë disa sinjale që duhet të jenë më në vëmendje. Por mendoj se NATO ka kohë që e ka kthyer Adriatikun nga një det në një liqen me anëtarësimin e fundit të Malit të Zi”, tha Bushati.

bushati