Aktualitet26 Janar 2024, 12:45

Akuza për korrupsion, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO-së për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin

Shkruar nga Pamfleti

Akuza për korrupsion, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO-së

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e cila akuzohet për korrupsion.

Gjykata vendosi gjithashtu “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare.

Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj, i cili dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, Apeli vendosoi pefundimisht dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK së bashku me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ular dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Sipas hetimeve të nisura në vitin 2021, gjyqtarja ka kërkuar fillimisht 2 milionë lekë, por më pas e ka rritur kërkesën në 4 milionë.

Informacionet për këtë rast korrupsioni SPAK i ka marrë në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni. Avokati Ilir Pashaj, i arrestuar së bashku me Vyshkën luajit rolin e ndërmjetësit për t’i ofruar para gjyqtares. Ndërkohë, me Pashajn, avokati i Musait, komunikonte shtetasi Taulant Ramollari.