Aktualitet13 Qershor 2024, 22:32

Akuzat e Metës, Shemsi Prençi: Ja kush është "laraska" e LSI-së

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Metës, Shemsi Prençi: Ja kush është

Ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi dha idenë se kë mund të ketë quajtur Meta si laraska dhe sufllaqexhinj pas daljes nga SPAK, ditën e sotme.

Në “Frontline’, Prençi thekson se si laraska Meta konsideron ata që i ka besuar gjëra të rëndësishme në parti.

“Laraksa konsideron njerëz më të afërt, Jo Kryemadhi. Njerëz më të afërt që u është besuar financa, Meta hedh dyshime të arsyeshme që jo vetëm kanë abuzuar, tashmë edhe flasin broçkulla. I konsideron laraska dhe sufllaqexhinj. Kam një ide për personat që mund të thërriten. Kanë qenë më të favorizuarit e PL por edhe pushtetit që ka pasur PL”, tha ai.

Sot për herë të parë Meta përmendi se SPAK ka marr në pyetje financieren e LSI dhe si duket ajo ka hedhur ën erë ish-presidentin.