Aktualitet18 Prill 2024, 11:32

Akuzohet për 100 mln euro aferë me ‘Sterilizimin’, dorëzohet GJKKO dhe i jep falas dosjen Ilir Beqajt

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për 100 mln euro aferë me ‘Sterilizimin’,
Ilir Beqaj

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që t’i dërgojë ish-ministrit Ilir Beqaj që aktet e dosjes në mënyrë elektronike.

Vendimi u mor për shkak se ish-ministri Beqaj refuzoi të kryente pagesën prej 10 mln lekësh.

“Gjykata rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, tha Beqaj për mediat pas vendimit.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Të pandehur në këtë proces janë 9 persona, dy prej tyre të lënë në masën “arrest në burg. Konkretisht ish zëvëndës ministri i shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Dy të tjere janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 personat e tjerë në mesin e të cilëve ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj janë në masën “detyrim paraqitje”.

Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave.

ilir beqaj spak gjkko