Aktualitet25 Qershor 2024, 15:10

"Alfred Peza pushoi njerëz në RTSH për tekat e tij", Ina Zhupa: Ku do i çoj paratë, meqë nuk bleu dot Euro 2024

Shkruar nga Pamfleti

"Alfred Peza pushoi njerëz në RTSH për tekat e tij",

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa nuk i ka kursyer kritikat ndaj Alfred Pezës, drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, në lidhje me drejtimin e televizionit publik.

Një ditë pas raportimit në Komisionin e Medias dhe Edukimi të Pezës, Zhupa tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ se drejtori i RTSH-së ka pushuar njerëz nga puna për tekat e tij dhe jo për reforma.

"Mos besoni përrallat e Pezë ka shkarkuar 144 veta dhe ka marrë në punë 155 të tjerë. Ka hequr disa njerëz që nuk i pëlqenin Pezës me nga 30 vite me eksperiencë në RTSH. RTSH nuk është pronë e Alfred Pezës. Nëse ka pasur abuzime ka për detyrë të çojë për ndjekje ish-drejtorin që i ka mbajtur në punë. Janë 46 procese të pranuara nga gjykata me 3 procese të fituara pasi nuk vërteton dot ato që thotë. Ka pushuar njerëz pasi nuk plotësonin tekat e tij. Rastësisht janë njerëz që kanë punuar me Pezën.

Më vjen shumë keq kur në 13 rekomandime detyrime që i ka dhënë kuvendi nuk ka zbatuar asnjë, kur të ardhurat nga reklama kanë ranë 67%, kur nuk arriti të merrte asnjë të drejtë ekskluzive. Pse e merrnin më parë?! Kanë marrë Champions League, Botërorin, Evropianin, atëherë nuk kushtonin apo pati më shumë eksperiencë. Meqë si mori këto të drejta ekskluzive ku do tua shohim hajrin këtyre parave?!", u shpreh Zhupa.

ina zhupa alfred peza rtsh reforma