Aktualitet 1 Shkurt 2024, 22:42

Arjan Çani “thumbon” Nokën: Basha është gjeni, duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë!

Shkruar nga Pamfleti

Arjan Çani “thumbon” Nokën: Basha është gjeni,

Gazetari Arjan Çani i ka thënë me ironi deputetit Flamur Noka se kryeministër i ardhshëm duhet të jetë Lulzim Basha.

Komentet Çani i bëri në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku komentoi vendimin e Bashës për djegien e mandateve të deputetëve, ku nga pas e ndoqën edhe eksponentët e “Rithemelimit” të sotëm.

Noka tha se u gënjyen nga Basha lidhur me braktisjen e mandateve, por Çani tha me ironi se përderisa Basha ka qenë kaq i aftë sa të gënjente gjithë ata burra e gra, atëherë sipas tij është gjeni dhe duhet të ketë kryeministër.

O Flamur e provuat njëherë mosbindjen civile, e provuar përmes djegies së mandateve. Budallëk nuk ishte pse braktisët mandatet, por pse nuk e çuat deri në fund. Duhet të mos lejonit të mos bëheshin zgjedhjet. Duhet të tregonit forcë. Rama po tregon forcë në këtë vend, prandaj nuk i del kundër askush.

Edhe Berisha nuk ka qenë kundër mandateve. Them për atë çfarë ka thënë jashtë pa… Unë si Arjan nuk them që ju bëtë gabim që i dogjët mandatet. Fakti që dogjët mandatet unë nuk them që bëtë keq, por pse nuk e çuat deri në fund.

Sepse u gënjyet nga Basha. Ore ky Lul Basha qenka një gjeni, ky duhet të jetë kryeministër i ardhshëm. Gjithë ata burra e gra atje, si iu gënjeu të gjithëve. Partnerët bënë thirrje atëherë, mos i digjni mandatet”, tha Çani.

 

Çani