Aktualitet 1 Shkurt 2024, 22:40

Artan Hoxha “zbërthen” deklaratat e Ahmetajt: Rama bën “goditje selektive” për të treguar ku do shkojnë paratë

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha “zbërthen” deklaratat e Ahmetajt: Rama bën

Gazetari Artan Hoxha teksa komentoi deklaratën e Ahmetaj se një media kombëtare sulmoi atë dhe të tjerë brenda PS, tregon “goditjet selektive” të Ramës për të treguar brenda partisë se ku do shkojnë paratë, pavarësisht se çfarë bëjnë ata.

Arben Ahmetaj thotë që sulmi ndaj meje u iniciua nga Belinda Balluku dhe Erjon Veliaj. Ai thotë që dosjen e bëri dikush dhe ky e mori dosjen e çoj te Ben Blushi dhe ja çoj Ramës dhe papritmas i humbi Ramës dhe pamë një gazetar që e mori dhe e çoj në SPAK.  Ahmetaj thotë që një media kombëtare për tre muaj, nën dijeninë e Ramës, e ka bërë për Ditmir Bushatin dhe për të tjerë. Si bëhet goditja selektive dhe si mbahet pushteti. Pra kjo bëhet për ti treguar që duhet të dihet ku shkojnë paratë dhe bëhet çdo gjë në kërkesën e tij”, tha ai në “MCN”.