Aktualitet26 Shkurt 2024, 22:14

“Bashkëpunoi gjithë familja për vrasjen", Anduena Llabani tregon detaje nga ngjarja në Durrës: Armën dyshohet se e bleu djali, nuk e kishte i ati

Shkruar nga Pamfleti

“Bashkëpunoi gjithë familja për vrasjen", Anduena

Vrasja e 50-vjeçarit Pëllumb Meta duket se ka qenë e mirëmenduar dhe planifikuar.

Gazetarja Anduena Llabani, ka thënë se Prokuroria mendon se të gjithë anëtarët e familjes kanë marrë pjesë në vrasje.

Ajo shtoi se arma me të cilën është qëlluar Pëllumb Meta, dyshohet se është blerë nga djali.

“Vrasja ka qenë e menduar nga katër anëtarët për të hequr qafe babain. Arma nuk është gjetur dhe të gjithë pretendimet e fëmijëve ka qenë se arma ka qenë e babait në shtëpi. Në fakt, në fakt, ka dyshime se arma është marrë nga djali, është blerë apo është huazuar dhe është kryer krimi”, tha Llabani në ABC News.

pellumb meta