Aktualitet22 Prill 2024, 20:37

DASH telendis Alfred Pezën dhe Devollët e “ABC News”: Shkarkime të padrejta dhe ‘krehje bishti’ për qeverinë

Shkruar nga Pamfleti

DASH telendis Alfred Pezën dhe Devollët e “ABC News”:

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë alarmin mbi situatën e medias në vend. Në raportin për të drejtat e njeriut të publikuar pak më parë, theksohet se organizatat e pavarura të medias dhe gazetarët profesionistë pohuan se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente.

Pati njoftime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorën mediat e tyre për të bërë shantazh ndaj bizneseve duke i kërcënuar me mbulim negativ mediatik. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve, kufizuan pavarësinë e medias së shkruar dhe gazetarët njoftohet se praktikuan autocensurë”, thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit thotë se mungesa e kontratave të rregullta të punës, reduktoi pavarësinë e gazetarëve dhe kontribuoi tek njëanshmëria e raportimit.

DASH përmend vonesat në pagesat për gazetarët në shumë media, “përfshirë të paktën tetë stacione televizive, në disa raste deri në pesë muaj”, duke iu referuan Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Po sipas raportit, politikanët përdorën mediat e njohura për të përhapur lajme të rreme në lidhje me rivalët dhe kritikët e tyre dhe se interesa politike dhe të biznesit, u bënë presion gazetarëve.

Në raport përmenden disa raste të dhunës dhe frikësimit kundër gazetarëve, përfshirë rastin e Elvis Hilës i televizionit Report TV dhe gruaja së tij që u sulmuan në Lezhë, pasi Hila publikoi një raport, sipas së cilit njëri prej autorëve të sulmit. Raporti gjithashtu radhit sulmin me armë zjarri ndaj televizionit Top Channel, ku humbi jetën një roje sigurie.

Po ashtu DASH thotë se pasi televizioni ABC News ndryshoi pronësinë, pati raportime se programet e drejtuara nga gazetarë kritikë ndaj qeverisë u mbyllën dhe ata gazetarë u larguan nga stacioni. Pora duket se vëllezërit Devolli që blenë televizionin kanë marrë një shuplakë të fortë.

Një shembull tjetër është televizioni publik, Radio Televizioni Shqiptar ku në raport thuhet se pas ndryshimit të drejtuesve të lartë, disa njoftime mediash thanë se u bënë shkarkime të pajustifikuara. Këtu shuplaka shkon për Alfred Pezën.

Në raport thuhet gjithashtu se sipas njoftimeve, menaxherët e lartë i medias private Syri.net, monitoruan komunikimet e gazetarëve dhe redaktorëve në mënyrë elektronike për t’u siguruar që ata respektpnin prirjet politike të pronarëve.