Aktualitet15 Qershor 2024, 09:15

Dorëheqja e Ceno Klosit, Elidjana Çela emërohet drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve përkohësisht

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e Ceno Klosit, Elidjana Çela emërohet
Ceno Klosi

Elidjana Çelaj është emëruar përkohësisht drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, pas lirimit nga detyra të ish-drejtorit të përgjithshëm Ceno Klosi.

Në urdhrin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë që ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare thuhet se “Elidjana Çelaj, me pozicion të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Hartimit të Programeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është ngarkuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, me qëllim garantimin e funksionimit të veprimtarisë së përditshme administrative, deri në momentin e plotësimit të vakancës për këtë pozicion pune apo në një urdhër të dytë”.

Emërimi vjen bazuar ligji dhe për shkak të vakancës së krijuar të pozicionit të punës të drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve.

Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen më 4 qershor 2024 dhe u  emërua zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Klosi u emëruarnë krye të tatimeve në tetor të vitit 2021, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj që në atë kohë u be Ministre e Financave dhe Ekonomisë. 

Largimi i Klosit nga tatimet bëhet në një periudhë jo të lehtë për këtë institucion për shkak të debatit të madh që ka shkaktuar tatimi i 25 mijë profesionistëve të lirë, ligj ky që pret vendimin në Gjykatën Kushtetuese nëse do të shfuqizohet apo jo. 

 

Dorëheqja e Ceno Klosit, Elidjana Çela emërohet

ceno klosi elidjana Çelaj