Aktualitet13 Qershor 2024, 23:01

“Durim Bami u largua në Dubai një ditë para operacionit të SPAK", Llabani: Ka gjasa që shumë shqiptarë të ekstradohen nga atje

Shkruar nga Pamfleti

“Durim Bami u largua në Dubai një ditë para operacionit

Gazetarja Anduena Llabani thotë se Durim Bami, i cili u arrestua pak ditë më parë në Dubai, arrestua drejt vendit arab një ditë para operacionit “Metamorfoza”.

Në “360 gradë”, gazetarja tha, duke iu referuar burimeve nga Interpol, se ka gjasa që një pjesë e mirë e kriminelëve shqiptarë që jetojnë në Dubai të ekstradojnë së shpejti në Shqipëri.

Di që ndaj Durim Bamit ka pasur një kërkesë të dërguar nga SPAK nëpërmjet ministrisë së Drejtësisë dhe Interpol, autoriteteve të Arabisë Saudite, dhe i vetmi njeri që është ekstraduar nga shtetet arabe ka qenë vetëm një terrorist në Francë. Ne mund të kemi një erë të re ku shtetasit shqiptarë të dënuar për krime të rënda si vrasje në seri dhe krime të tjera, do të ekstradohen në Shqipëri. Nuk është rastësi që konferenca rajonale e Interpol zhvillohet në Tiranë dhe mesazhi që ai dha ishte asnjë shtet nuk kërkon të mbajë njerëz siç janë kriminelë, vrasës apo terroristë. Nuk di nëse është futur apo jo ambasada amerikane, di që Eurojust, Europol dhe FRONTEX janë duke mbledhur të gjithë informacionet për 60 shtetas shqiptarë që kanë mbi shpinë shumë akuza të rënda dhe jetojnë atje. Di që nesër do të dalë para gjykatës në shtetet arabe por ka një afat. Para tre ditësh është bërë shoqërimi i tij. Ka një fakt se ka dalë nga Turqia drejt Shteteve të Bashkuara Arabe me 16 maj të këtij viti, një ditë para operacionit Metamorfoza. Ka dhe një intenerar se si ka lëvizur ai. Ministria e Drejtësisë ka afaktin kohor që të dërgojë brenda 30 ditëve akuza penale, fakte, që e lidhin Bamin me një cështje hetimore në Shqipëri. Atëherë do të shikohen procedurat e tjera si pendesa, apo ekstradimi. Kam komunikuar me punonjës të Interpol ka shumë gjasa që një pjesë e mirë e shqiptarëve atje të ekstradohen”, tha ajo.