Aktualitet16 Mars 2023, 16:38

E ëma ju vra nga breshëria e plumbave, rrëfehet djali i Mimoza Pajës: Nëna nuk punonte bankiere, motra s’e ka braktisur mbesën

Shkruar nga Pamfleti

E ëma ju vra nga breshëria e plumbave, rrëfehet djali i Mimoza

Sajmir Paja, djali i Mimoza Pajës që vdiq nga breshëria e plumbave në “Don Bosko”, ka treguar se si e ka mësuar lajmin për atë se çfarë kishte ndodhur me nënën e tij.

Sipas tij, shumë gjëra që janë shkruan në media nuk janë të vërteta.  Ai ka treguar se në ato momente Mimoza Paja nuk ka qenë në punë, por ka qenë duke pirë një kafe.

Nuk kam mësuar asnjëlloj gjëje. Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Nuk donte të rrinte vetëm në shtëpi, shkonte vinte, dilte. Për lokalin nuk e di fare, komshinj i kam, por nuk di të kenë ndonjë gjë, nuk kam dëgjuar gjë”, ka treguar ai.

Ai tregon se e motra nuk e kishte braktisur të bijën, por vetë mbesa e donte shumë gjyshen dhe prandaj rrinte shumë me të.

Mbesa gëzon shëndet të plotë, ka pak ato pasojat e veta, është e tronditur nga ngjarja që ka parë, s’ia uroj kurrkujt ta shohi, ne vetë të rritur kur e dëgjojmë na trondit, jo më një fëmijë 10 vjeçe. Mbesa është me nënën dhe babain e saj. Për arsye, siç rri çdo fëmijë, ka qenë më e lidhur më shumë me nënën jo se të tjerët nuk janë, kjo ka qenë më e lidhur më e dashur, jo çfarë mund të flitet se unë s’jam në dijeni fare, s’më ka interesuar fare ajo pjesë që është e përfolur, të paktën të shërbejë kjo e imja për dikë tjetër që të jenë më të rezervuar për nxjerrjen e lajmeve. Të vënë para anën njerëzore se këtu në Shqipëri është bërë kafshëri. Të rezervohen me dhënien e informacioneve. Siç më ndodhi mua mund t’i ndodhë dhe dikujt, por të mos i vrasin për herë të dytë e të tretë, sepse kanë shkruajtur gëra që nuk ekzistojnë. Nuk ka qenë duke shërbyer…

Çdokush e bën një lëvizje emigrimi, për fëmijët e vetë, por nuk është e thënë që e ka lanë e ka braktisur, këto janë çmendurira që ndodhin vetëm këtu. Të gjitha kontributet për vajzën e saj i ka bërë ajo, unë kam bërë pjesën time, nëna i ka dhënë mbështetje, çfarë të them tani”, tha ai në "Report TV".

don bosko mimoza paja