Aktualitet20 Qershor 2024, 13:54

Erjon Çaka emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Shkruar nga Pamfleti

Erjon Çaka emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i

Erjon Çaka është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Emërimi u bë me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Deri më sot, Çaka ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorinë për Marrëdhëniet Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.

"Erjon Çaka vjen në këtë detyrë me një përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë dhe marrëdhënieve juridike ndërkombëtare. Ky emërim pritet të sjellë një qasje të re dhe efektive në trajtimin e çështjeve të pronësisë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe zgjidhjen më të shpejtë të problemeve të qytetarëve lidhur me pronat. Ministri Manja u shpreh i bindur se Çaka do të kontribuojë ndjeshëm në realizimin e objektivave të Agjencisë dhe përmbushjen e misionit të saj", informoi sot zyra e shtypit e kësaj ministrie.