Aktualitet26 Shkurt 2024, 13:40

Fëmijët e vranë dhe e groposën, flet kolegu i Pëllumb Metës: Ai ishte djalë flori, punonte për shtëpi!

Shkruar nga Pamfleti
Fëmijët e vranë dhe e groposën, flet kolegu i Pëllumb
Kolegu i Pëllumb Metës

Theodhor Rafti, kolegu dhe ish pronar viktimës, i cili u vra nga tre fëmijët, tha në një intervistë për mediat se e njihte 50-vjeçarin si një person shumë të urtë dhe punëtor.

Ai ka treguar se Pëllumb Meta ishte i përkushtuar ndaj familjes.

‘Punonte për shtëpi. Për mua djalë flori. Nuk e di brenda familjes nuk e di. Edhe atë të madhin e kam pas në punë 3 muaj. Lante makinat. Pas vitit të ri ka qenë në Itali. Kishte sjellje shumë të mirë me të gjithë. Shumicën e kohë ishte në punë, 3 vite çoi gocën në shkollë te Plepat e çonte në mëngjes dhe e merret pasdite. Thonë ka bërë fjalë. Jo mo ça shqetësimi!

Ka pasur problematika me fëmijët e tij që mund ti kem edhe unë nesër... pse nuk punojnë, shko 25 vjeç e nuk punon. Shumë e dhimbshme e tmerrshme. Na ka ardhur keq çdo njeriu.’- tha ai për Report Tv.

 

pëllumb meta flet kolegu